Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e 36 dhe shtim i theksuar i sekrecioneve

Pershendetje. Jam ne javen e 36 me binjake. Kam 2 dite qe kam nje shtim te theksuar te sekrecioneve por nga analizat nuk u konstatua infeksion. Mos eshte shenje e lindjes?

Klodi Halili (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klodi

Shtimi i sekrecioneve vaginale gjatë shtatzënisë është mëse normale. Meqë ke venë re se shtimi është më i madh se normalisht, qëndrimi nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut është domosdoshmëri edhe për shkak se shtatzënia është e dyfishtë.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh dy fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti