Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja pas lindjes

E nderuar doktoreshe, kam nje pyetje per ju, pas lindjes se bebes kam gjakderdhje ende rreth 6 jave gati dhe se me eshte ndalur ende ndersa ndodh qe here pas here nganjehere keto diteve te fundit me ndalen, mandej prape kam gjakderdhje si dhe po kam dhimbje ne fund te barkut si dhe mbas shpines po kam dhimbje dhe dua te di a eshte normale kjo nganjehere gjakderdhjet jane me ngjyre te kafe. A eshte normale si dhe dua te di mbas sa diteve apo muaji rregullohet cikli normal i rregullt menstrual mbas shtatzenise? Ju faleminderit doktoreshe.

Sara (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Shenjat që tregon, janë pjesë e paslindjes që quhet lehoni. Me kalimin e ditëve, çdo gjë do të stabilizohet dhe jeta do të marrë rrjedhën e zakonshme. Nëse gjakrrjedhja dhe dhëmbja e fundit të barkut apo e shpinës vazhdon edhe pas periudhës së lehonisë që është rreth 40-45 ditë, një vizitë tek gjinekologu do të jetë e rëndësishme.

Cikli menstrual pas shtatzënisë, rikthehet në varësi të ushqyerjes së fëmijës me qumësht gjiri. Nëse gjidhënia kryhet e plotë, pra fëmija ushqehet vetëm me qumësht gjiri dhe gjidhënia kryhet çdo 6-të orë të ditës dhe natës, cikli menstual mund të rikthehet edhe pas një viti nga dita e lindjes.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti