A ka rrezik kalimi i terminit të lindjes?
Hana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Hana
Për të mësuar diçka më shumë mbi shtatzënitë që vazhdojnë edhe mbi ditën e parashikuar të lindjes, të rekomandoj të lexosh artikullin në rubrikën perinatologjia.
http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, jam ne muajin e 9. Deri tani mire ka qene cdo gje. Terminin e kam kaluar para dy diteve, mjeku me tha te pres deri ne term. Nese kalon duhet ta percjellesh gjendjen e bebit, jam shume e shqetesuar per kete pune. Do te behem nene per here te pare nuk po e di cka do te ndodh, a ka rrezik nese kalojne edhe me shume dite edhe nuk lind apo nuk ka ndonje rrezik? Ju lutem ma ktheni pergjigjen me shpejt, falemnderit per ndihmen qe po na e ofroni me keshillat tuaja, pune te mbare.