Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marredhenjet seksuale gjate shtatzenise

Pershendetje, une pas 9 vite gjysem tash jam shtatzene para 3 viteve kisha nje abort spontan sepse nuk me eshte zhvilluar beba tash qe jam shtatzane kur mund te kem marredhenje nuk kam as nje problem jam duke pedorur vetem prenatal me rekomandimin e mjekut analiza e urines me ka dale shume mi poashtu edhe e gjakut dhe sa jave mund ti kem ciklin e fundit e kam pasur me 20 tetor?

Ela Ela Jeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ela

Më vjen shumë mirë që ke mbetur shtatzënë, pas kaq shumë vitësh dhe pas një aborti. Gjithashtu më vjen mirë që ajo ka ecuri normle. Sipas llogaritjeve, shtatzënia është në javën 6-të plus 4-5 ditë dhe shoqërimi i saj me multivitamina është mëse i domosdoshëm. Meqënëse shtatzënia është kaq shumë e dëshiruar, do të të kisha këshilluar që raportet seksuale deri në javën e 16-të të mos kryesh, sepse kjo periudhë konsiderohet me rrezik të rritur për abort. Megjithatë vlerësimi përfundimtar mbetet në dorë të mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, pasi është ai që njeh dhe konsideron problemet aktuale si dhe në dëshirën tënde.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti