Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditët e ovulimit

Pershendetje Dr. Jam shume e shqetesuar per dicka. Sot mbusha 1 vite martese dhe 1 muaj mbas marteses planifikuam me u bere me femije, por nuk po funksionon! Kam bere eko dhe me ka dale shume mire. Ciklin e kam te rregullt, cdo 30 dite. E pata me 18.9 dhe i bie qe ta kem me 18.10 por kur mas temperaturen per te percaktuar ditet e ovulimit e kam gjate gjithe muajt 36.6 ose 36.7 vetem para disa ditesh e kisha 36.9 a eshte normale kjo? Sekrecionet e trasha kur i kam vure re muajt e kaluar i kam pas. Tani nuk i kam kushtu vemendje. Kush ndikon ne prishjen e ovulimit? Cfare ilacesh duhet te perdor? Ju lutem me ktheni pergjigje se po shqetesohem shume. Flm.

Jona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona

Fertiliteti i çiftit varet nga aftësia dhe mundësia për riprodhim të femrës apo dhe e mashkullit.

Infertiliteti femëror varet nga faktorët cervikal, uterin, tubo-peritoneal, ovarial, nga sëmundjet sistemike, infeksionet uro-gjenitale, sëmundjet endokrinë si dhe faktorë të pashpjegueshëm. Vizita gjinekologjike, analizat si dhe ekzaminimet e ndryshme, diagnostikojnë problemin dhe e korrigjojnë atë më anë të trajtimeve mjekore.

Infertiliteti mashkullor vjen nga; difektet në prodhimin e spermatozoidëve, anomali të spermatozoidëve, bllokim të duktuseve dhe çrregullime të ejakulacioneve. Ekzaminimi për të vlerësuar infertilitetin mashkullor, është spermograma.

Pra të rekomandoj që të kontaktosh edhe një herë mjekun gjinekolog dhe bashkëshorti mjekun androlog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti