Cikli i vonuar
Era A A
(13 vite më parë)
Përshëndetje Tina
Nëse nga ekzaminimi ekografik parametrat rezultojnë brënda kufijve, duhet të presësh edhe 10-të ditë pa trajtim. Nëse cikli nuk vjen, atëherë bëj një rikontroll tjetër. Mjeku do të konkudojë dhe do të rekomandojë një trajtim të ri me estroprogestativ.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, doktoreshe une kam abortuar me 25 shtator dhe akoma nuk me kane ardhur mestracionet para dy jave isha te mjeku dhe me dha primolut-nor i piva 10 dite dhe akoma nuk me erdhi mestracioni ka kater dite qe kam mbaruar me terapine ..Por po me shqeteson shum ky fakt se cfare mund te jete problemi , mjeku me kontrolloi me eho tha qe mitra eshte shume mire me beri dhe nje strisho vaginale edhe ajo me doli mire ... A eshte normale kjo gjendje qe mos te me vije mestracioni theksoj ky eshte aborti im i dyte per nje vite ... A duhet te bej donje analize tjeter apo te pres?