Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Palloma (lecka) te lagura

Pershendetje doktoreshe, a eshte dicka rrezik te perdoren pallomat (leckat) e lagura ne pjesen vaginale? Gjitha te mirat.

Sh S (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sherri

Ashtu siç keni shkruar, mirë do ishte të kishe bërë analizat e sekrecioaneve vaginale dhe të kishe marrë trajtim nëse do ishte e nevojshme. Po kështu nuk e kuptoj se përse duhen këto lecka të lagura dhe të vendosen në zonën e vaginës? Nëse ke apo problemet vazhdojnë siç më ke shkruajtur, duhet pa tjetër të bësh analizë të sekrecioneve vaginale dhe të marrësh trajtim mjeksor. Nëse leckat do t’i përdorësh për të qetësuar gjendjen tënde, nuk të rekomandoj t’i përdorësh, sepse nuk është kjo rruga e shërimit.

Shpesh gratë nuk përdorin linesa që tregtohen, por përdorin napa/peceta. Përdorimi i tyre nuk është i ndaluar, por, ato duhet të mbahet të pastra dhe duhen ndruar disa herë në ditë. Pecetat të lahen me ujë të valuar dhe përpara përdorimit, duhet të hekurosen me hekur të nxehtë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti