Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime rreth konceptimit

Pershendetje doktoreshe, kam nje shqetesim, kam 3 muaj qe provoj te mbetem shtatzene dhe akoma asgje. Edhe pse kam bere vizita, analiza, te gjitha dhe mjeku me ka thene qe jam mire. Por une shqetesohem sepse kam bere pauze te gjate pas lindjes se pare gati 7 vite mund te jete kjo d.m.th arsyeja.

Fitore (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore

Mos lindja për një kohë të gjatë nga lindja e parë, nuk është faktor i mos fillimit të një shtatzënie të re.

Infertiliteti femëror varet nga faktorët cervikal, uterin, tubo-peritoneal, ovarial, nga sëmundjet sistemike, infeksionet uro-gjenitale, sëmundjet endokrinë si dhe faktorë të pashpjegueshëm. Vizita gjinekologjike, analizat si dhe ekzaminimet e ndryshme, diagnostikojnë problemin dhe e korrigjojnë atë më anë të trajtimeve mjekore.

Infertiliteti mashkullor vjen nga; difektet në prodhimin e spermatozoidëve, anomali të spermatozoidëve, bllokim të duktuseve dhe çrregullime të ejakulacioneve. Ekzaminimi për të vlerësuar infertilitetin mashkullor, është spermograma.

Pra të rekomandoj që të kontaktosh edhe një herë mjekun gjinekolog dhe bashkëshorti mjekun androlog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti