Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditet e ovulimit

Pershendetje doktoreshe, jam 26 vjecare, para nje viti kam pasur nje abort dhe tash qe dy muaj po provoj te ngel shtatzene por asgje, desha te di kur i kam ditet e ovulimit - muajin e kaluar dita e pare e mujoreve ka qene me 27 tetor, ndersa tani dita e pare e mujoreve te fundit ishte me 2 dhjetor. Faleminderit per punen tuaj qe po e bene per ne.

Nebahate Arti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xona

Me sa shkruan, kohëzgjatja ciklike është 36-ditë. Kjo është shumë dhe nëse cikli të përsëritet gjithnjë në të njëjtën cikël kohor apo ka luhatje të theksuara, tregon se ka një çrregullim të ciklit menstrual. Në këto kushte, fillimi i shtatzënisë është shumë i vështirë. Të rekomandoj që të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të bërë një vlerësin të saktë të gjendjen me vizitë gjinekologjik apo edhe me ekzaminime specifike. Mirë do ishte që që bëje këshillim parakoncepsional, që do të thotë një vlerësim i të gjithë faktorëve që ndikojnë në fillimin e shtatzënisë.

Ditët e ovulacionit zakonisht ndodhin në mes të kohëzgjatje së ciklit menstrual. P.sh, në një cikël prej 28-të ditësh, ditët e mundshme të ovulacionit janë dita e 14-16.

Gjithë të mirat.

/komuniteti