Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nje ndihme nga ju, a mund te ndodh te kem nje shtatzeni?

Ju prsh dr e nderuara deshta nje mendim te juajin per problemin tim: muajin ekaluar ekam pas ciklin me daten 2 nentor ciklin ekam 28 dit te regullt por muajin e kaluar kam pas shum gjakderdhje te madhe dhe kam shku po at dit te dr ne kontroll pasi isha anemike dhe kisha gjakderdhje shum ai me propozoj 3 dit te marr ineksione Ergometrin amp im 3 dit nga 1 nuk me esht ndalur cikli krejt por me esht zvoglu gjakderdhja pas perfundimit te cilit kam qen ne kontroll diten e 11 dhe ka qen ky rezultat: Endometriumi me trashje ehogjene ovale d-10mm(polop) Ovari i djathte :folikul me d-11mm ovari i majte: folikuli me d-10mm dhe ai dyshoj qe un kam ovlacion nga data 14 e tutje por per shkak nje aroma jo te kendshme ne pjesen intime qe un i sqarova me dha te perdor vaginaleta Vitagyn C 10 dit .e pytja ime esht a ndikojn kto gjera qe un te kem vones cikli per ket shkak pasi me jan vanu ende jam pa cikle apo mundet me ndodh me pas nje shtatzani pasi ka 4 vite qe pres te lutem me ndihmo sado pak me respekt Meliza flm per kohen e juaj

Meliza Brajshori (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meliza

Nga të dhënat që shkruan, vlerësoj se nuk ka problem nga ana e ekografike. Folikuli mund të jetë maturuar ditën e 14-16 të ciklit dhe vonesa të bën të mendosh që mund të kesh mbetur shtatzënë. Vlerësimin e plotë të situatës e bën analiza e beta hCG. Nëse ke sekrecione vaginale të shtuara dhe me erë, pasi të mbarosh trajtimin të rekomandoj të bësh një analië të tyre. Kjo analizë do të vlerësojë efikasitetitn e trajtimit me Vitagyn C. Ky trajtim nuk ka efekt anësor, vonesën e ciklit menstrual.

Gjithë të mirat.

Meliza Brajshori (13 vite më parë)
ju falimenderit shum nga ju

/komuniteti