Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion i perseritur

Doktoreshe muajin e kaluar pata dhimbje gjate marredhenieve, skuqje ne vagine edhe dhimbje ne fund te barkut, mjeku im me tha te perdor kremin micostop edhe vaginale cervugid. Tash prap kete muaj kam dhimbje ne fund te barkut edhe nje ere te keqe ne vagine e sekrecione me ere, cka me perdor qe mu sheru?

Malsor Melisa Masar (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Në rastet ashtu siç e përshkuan, unë rekomandoj që të bëhet një analizë të sekrecioneve vaginale si dhe kulturë të tyre. Kultura vendos diagnozën dhe preparatet më të efekshme për trajtim. Mjeku midis preparateve mjeksore, zgjedh dhe të rekomandon për trajtim atë që i përshtatet organizmit tënd dhe që është më efikas për ty.

Gjithë të mirat.

/komuniteti