Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perdorimi i nalidiksines gjate shtatzenise

Pershendetje dr.Mimoza, Jam ne javen e 12 + 3 te shtatzanise dhe pasi bera nje analize urine me dolen keto rrezultate: leukocite 5-6 per fushe,eritrocite 3-4 per fushe,oksalate te ca disa fosfate te ca 7-8 per fushe,baktere disa,,gjithashtu bera dhe urokulturen dhe doli negativ. Mjekja gjinekoloke qe me ndjek me rekomandoj te perdor nalidiksine 500 mg.Ju lutem dr. Me tregoni cfare duhet te bej sepse tek letra shoqeruese thuhet qe nalidiksina nuk duhet te perdoret gjate tre mujorit te pare.Ju falenderoj per te gjitha informacionet kaq te rendeshme qe na jepni ne kete portal..

Era 2013 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Nëse urokultura ka dalë negative, tregon se nuk ka asnjë lloj problemi të rrugëve urinare. Kështu që nuk është e nevojshme të përdorësh asnjë lloj preparati e aq më tepër antibiotikë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti