javë pas jave
Përshëndetje Erina
Mendoj se nuk ke arsye që të friksohesh, nga ndryshimi i trashësisë së rrjedhjes vaginale pavarësisht se dikça ka shkuar keq tek ty. Mendoj se ajo që ka shkuar keq, është higjena e cila duhet të shikohet në dy drejtime. Drejtimi i parë është ruajtja e shkallës së pastërtisë, së organeve të jashtme gjenitale. Dhe drejtimi i dytë është, tejkalimi i të ashtë quajturës pastërti të organeve gjenitale. Kjo do të thotë se; higjena e organe gjenitale duhet mbajtur me shumë kujdes sidomos për moshën tënde. Larja me sapunë neutral, duhet bërë sa herë që kryen urinën dhe jo më pak se dy deri tre herë në ditë dhe nuk duhet tepruar, sepse mund të prishet ambjenti vaginal. Mbathjet duhet të ndrohen, sa herë të lahesh por jo më pak se dy deri tre herë në ditë.
Erina, nëse nuk qetësohesh duke vepruar siç përshkrova më sipër, të këshilloj të bësh kulturë plus atibiogramë të sekrecioneve vaginale për të përcaktuar infeksionin dhe medikamentet më efikasë për trajtim.
Nëse depilohesh me brisk, fillimisht duhet të lahesh mirë me ujë dhe sapun neutral. Briskun e përdorur një herë, hidhe dhe ndroje me një të ri pas çdo depilimi. Nëse depilohesh me preparate/solucione/kremra, duhet të gjesh në treg atë produkt që të përshtatet dhe nuk të krijon irritime që të çojnë në kruarje.
Gjithë të mirat.


Ju faleminderoj njehere per kete pune te zellshme qe beni doktoreshe, desha ta tregoj problemin tim qe kam eshte se prej para 3 ditesh nga vagina ka filluar te me del jo si cdohere por nje leng i bardhe mirepo ne forme camcakezi si ngjitese del prej brenda vagines dhe frikesohem se cfare mund te jete ky problem dhe kur depilohem kam te kruajtura shume. Me tregoni cfare duhet te bej? Harrova te cek jam 15 vjecare dhe jam e virgjer, me duhet nje pergjigje e shpejte ju lutem. Pershendetje.