Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte i demshem kercimi me litar pas lindjes?

Pershendetje e nderuar, Paraprakisht po ju falemnderoj nese gjeni kohe dhe me pergjigjeni ne pyetjen qe kam. Une kan lindur para afro 2 vitesh, mirepo qe nga lindja e kendej kam shtuar peshe jashtezakonisht shume.Tani kam vendosur te bej ushtrime qe ta kthej pak trupin ne gjendje normale.Kam degjuar se kercimi me litar eshte mjaft efektiv sepse hyjne ne levizje shume muskuj.Mirepo se pari deshta te konsultohem me juve sa eshte i rrezikshem ky lloj ushtrimi.Sepse dikush me ka thene se pasi une jam e rende (kam 72 kg) nga kercimi mund te me bie barku poshte e pastaj te kem shume probleme: te mos mund ta mbaj urinen, ndoshta te mos mund te lind me etj.Ju lutem me ndihmoni sa qendrojne keto, apo jane thjesht fjale? Me respekt, Kaltrina.

Kaltrina Salihu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Për të rënë në peshë, ka disa rrugë që duhen ndërmarë paralelisht. Edhe ushtrimet gjimnastikore janë shoqëruese në rrugën e rënies në peshë. Ato duhet të fillojnë gradualisht, ku ushtrimet e fillimit duhet të jenë të lehta dhe të marrin pjesë sa më shumë muskuj dhe pjesë të trupit. Me forcimin e tyre, rritet edhe ngarkesa e ushtrimeve. Kërcimi me litar, bëj pjesë tek ushtrimet që kërkojnë një pregatitje të mirë të muskujve pasi edhe konsumi i enegjisë është i lartë. Por mos mendo asnjë herë se duke filluar me ushtrime të rënda dhe të forta, mund të bish në peshë, pasi ato mund të jenë të shoqëruara edhe me pasoja.

Për të mësuar më shumë se cili duhet të jetë rregjimi i ushtrimeve (këtu bëjnë pjesë llojet dhe kohëzgjatja e ushtrimeve), bën mirë të kontaktosh një instruktor gjimnastike.

Mos harro që edhe rregullimi i rregjimit ushqimor, ka shumë rëndësi në mbajtjen e trupit në formë dhe sidomos kur kërkohet rënia në peshë. Mjekët dietolog janë specialistët e kësaj fushe.

Gjithë të mirat.

Kaltrina Salihu (13 vite më parë)
Faleminderit shume e nderuar!

/komuniteti