Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditet e ovulimit

Pershendetje dr. Moza deshta me ju pyet se kur mundet me I pas ditet e ovulimit pasi qe kam cregullim te ciklit. Me 22 tetor I kam pas mestracionet e regullta 6 dit, pastaj, me erdhen 9 dit perparra dmth me 14 dhe 15 nentor vec 2 dit , tash perseri ket muaj me erdhen me 6 dhjetor. Dhe deshta me e dit se kur behet analiza e kalueshmeris tubare? Flm shum per ndihmen qe na ofroni...

Erza F (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sanije

Me sa shkruan, ciklin menstrual është prej 21-22 ditësh. Në praktikë është vërtetuar se shtatzënitë ndodhin edhe kur cikli është nga 21 ditor e deri në 35 ditor. Ditët e ovulacionit mund të jenë në ditën e 10-11 deri 12-13, për të qënë e sigurtë, duhet të bësh një ekzaminim ekografik në ditën e 11-të, për të vlerësuar maturmin e folikulit. Analiza për të vlerësuar kalueshmërinë tubare bëhet pasi të ketë përfunduar gjakrrjedhja menstruale.

Gjithë të mirat.

Erza F (13 vite më parë)
A duhet minus 2 dit ta llogariti kohen e ovulimit??
Erza F (13 vite më parë)
Me fal doktoresh jam me tel dhe kam ber nje gabim reth shkrimit.,Jo me 6 dhjetor por me 4 dhjetor ciklin e fundit ,flm shum per perkrahjen qe ofroni per me.

/komuniteti