Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Pershendetje ,doja tiu pyesja per motren time 18 vjec rreth ciklit. Periodat kane filluar ne moshen 12-vjecare dhe deri ne moshen 15-16 kane qene te rregullta,me pas filluan te vine nje here ne 4muaj.kam bere analizat e gjendrrave tiroide dhe me kane dale mire,kam bere eko para nje viti dhe me tha eshte mitra e pazhvilluar mire,ndersa nga ekoja qe kam bere tani me dha nje kure me kontraceptive (DIANE) per 6 muaj. te lutem me sqro pak me shume se cfare duhet te bej dhe a duhet te merakosem.faleminderit per pergjigjen tuaj .

Jonela Bixhaku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jonela

Nuk mund të të jap përgjigje të saktë, nëse nuk kontakton për të bërë një ekzaminim tjetër ekografik dhe disa analiza të tjera specifike, për të vlerësuar situatën dhe për të gjetur shkakun e trajtuar atë. Trajtimin me Dianë 35, mos e ndërprit deri në mbarimin e kutisë. Nëse e shikon të arsyeshme, më kontakto në SUOGJ (maternitetin) “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga dita e hënë deri në ditën e premte, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti