Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ne fund te barkut

Pershendetje dr un jam 5 jav shtatzan sod kam 6 jav po po kam dhimbje fut te barkit dhe midisi sidomos kur po kapi si rond shebull e kam vajzen 19 muj e kur pe kapi tani fo fillon mem dhimt barki eshe midisi ajo i ka afer 13 kg gram qfar mendoni ju se po tutna mos asht rond un me kap mo spe kam qare mesi burri pun un po duna me kap ju lutem nje pergjigjje se jam ne marak

Sara 12 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Me sa tregon, dhimbjet në fund të barkut mund të vijnë edhe nga pesha e fëmijës që mban në krah. Të rekomandoj që të mos ngresh pesha, të mos bësh punë të rënda si dhe të kufizosh qëndrimin e gjatë në këmbë. Nëse dhimbjet e barkut nuk të pushojnë, bën mirë të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar gjendjen. Ai mund të të rekomandoj përdorimin e medikamente për të qetësuar dhimbjet e barkut.

Mos neglizho për këshillën që të dhashë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti