Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

2 aborte spontane

Pershendetje doktoreshe, jam Neta 25 vjecare, kam qene shtatzene dy here. Femijen e pare e kom abortuar para nke viti kurse te dytin qe 9 muaj. Gjate shtatzenise kam qene shume mire edhe femijet ashtu mire deri ne dy muaj mbas dy muajve po me vdesin ne bark. Te dyve jua kam degjuar te rrahurat e zemres po se di pse po me ndodh keshtu qe po me vdesin. Kam qene te shume mjek i kam bere te gjitha analizat te gjitha me kane dale mire askush spe din arsyjen pse?! Ju lutem me ktheni pergjigje qka mendoni ju per kete rast? Kam shume frike me mbet perseri shtatzene se mos po me ndodh e njejta gje. E pres pergjigjen tuaj me pa durim. Neta.

Neta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Neta

Më vjen shumë keq për çka të ndodhur, me dy shtatzënitë tuaja. Neta, po më kërkon ndihmë, por, çfarë ndihme mund të jap pa të vizituar, pa bërë disa analiza dhe ekzaminime të domosdoshme për të përjashtuar pengesat e mundshme që kanë sjellë situatat që përshkruan.

Nëse e shikon të arsyeshme, kontakto me mua në klinikën ku punoj dhe do përpiqem të bëjë më të mirën e mundshme.

Gjithë të mirat.

Neta (15 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, ju faleminderoj shume per pergjigjen tuaj. Deshta te shtoj edhe dicka une jetoj ne Gjermani, ketu i kam be abortet e kam qene te shume mjek i kam cek edhe nihere se te gjitha me kane dale mire. Isha ne Kosove per pushime ne muajin prill atje e vizitova edhe nje mjek doktor Ibrahim Fazliu nga Peja. Ai me tha qe perderisa ti je mire edhe te gjitha te kane dale mire duhet patjeter edhe burri te kontrollohet edhe ta bej nje analize spermogrami. Nese burri ka infeksoin atehere shtatzenia nuk shkon ma shume se dy muaj. Doktoreshe kam deshire te rri ne kontakt me ju dhe tju shkruaj per cdo rast deri sa te vi per pushime e atehere do ju vizitoj juve ne Shqiperi. Me shume respekt, Neta.

/komuniteti