Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje ne anen e majte te brinjes afer gjoksit

Pershendetje dr.mimoza jam ne javen e 38 te shtatzanise dhe un ben gati nja 3 dite qe ne anen e majte te brinjes lart afer gjoksit me dhemb shume dhe madje dhe kur e prek me dore me dhemb paksa...jam bere merak nje cik po them mos eshte ndonje pozicioni gjymtyres se bebit sipas meje apo duhet te shkoj per ndonje vizite tek doktoresha...si thoni ju ?sh flm dhe pune te mbare

Ila Tare (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ila

Dhimbjet që ankon mund të vijnë për shkaqe të ndryshme, por për të patur një vlerësim të saktë të rekomandoj që kontaktosh një mjek obstetër gjinekolog ose mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti