Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja nga hunda gjate shtatzenise

Pershendetje doktor Jam ne javen e shtate, sot befas verejta qe pata pak gjakderdhje pika te vogla gjaku nga hunda a eshte normale ? Gjithashtu edhe po kam dhimbje ne fund te barkut, her pas here disa therrje te vogla?? Flm per mirekuptim

Marigona Geci (13 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Marigona

Hemorragjitë nga hunda, janë të shpeshta në shtatzëni. Kur kjo të ndodh, përkule kokën lehtësisht përpara duke mbajtur të shtypur flegrat e hundës për 10 minuta. Gjakun e grumbulluar mos e gëlltit, por pështyje. Kompresat e ftohta në qafë apo ballë, ndihmojnë në lehtësimin e kësaj situate. Nëse gjakrrjedhja nga hunda vazhdon më shumë se 15-20, drejtohu menjëherë tek mjeku.

Pi sa më shumë ujë. Lyje hundën me krem ose vaj të posaçëm, për të mbatur të zbutur mukozën e saj. Hundën mos e pastro nëse nuk ke rrjedhje. Edhe nëse të formohet kore në hundë, mos i hiq/shkolit sepse mund të shkaktosh gjakrrjedhje.

Kujdes; gjakrrjedhja e shpeshtë nga hunda, mund të jetë tregues për prani të tensionit arterial. Prandaj kontrolli i tensionit arterial është i domosdoshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti