Çrregullim i ciklit
Sara Kuqi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Sara
Çrregullimet menstruale, lidhen me ndryshime të nivelit hormonal. Duke u nisur nga mosha dhe rregullshmëria e ciklit menstrual që shpjegon, mundet që çrregullimi hormonal të ketë ardhur edhe nga ndonjë shqetësim i rastësishëm. Megjithatë, të rekomandoj të bësh një vizitë me mjekun gjinekolog. Ekzaminimi ekografik, duhet për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe duhet të bëhen disa analiza specifike të hormoneve. Më realizimin sa më sipër, do të gjendet shkaku i këtij çrregullimi hormonal.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar doktoreshe!
Une e kam ciklin e rregullt cdo 28 dite, muajin e kaluar kam pasur gjakderdhje me shume se zakonisht, kurse kete muaj me eshte nderprere cikli pas 1 dite e gjysme nuk kam pasur fare me gjakderdhje. Ndoshta vlen te theksohet se jam 33 vjeqe, nene e dy femijeve.