Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shume e shqetesuar pas perdorimit te clomid

Pershendetje doktoresh uroj qe te jeni mire.. Jom shum e shqetsuar pas pordorimit te clomidit per 4muaj rresht ne kombinim me inikcionet pa rezultat pozitiv, kete muajin e fundit ne nentor ne diten e ovullimit ne diten e 16 pata, patem mardhenje dhe nje dite pas, kom perdor dhe utrogestan me rekomandim te mjekut, kam shpresu shum qe isha shtatzane dhe pas 10 dite sikur ndjesha veten shtatzane kisha ngapak mundim ne diten e 23 te ciklit pas mardhanjeve kisha djegje ne vagine dhe pak gjak dhe mu ndalen pas 8 dite me erdhen, kisha gjakderdhje me copa si mushkri dhe vetem dy dite mandej filluan ngjyr kafe ne te zeze dhe per dallim prej muajve tjer ksaj here me zgjaten 7 dite me 1 dhjetor mkan ardh deri sot..ndersa zakonisht mua me zgjasin vetem 5 dite. A mund te kem qen shtatzane e kom deshtu theksoj qe dy dit para se mem ardh nderpreva utrogestanin. Me ndihmo me ndonje pergjigjeje sepse une dhe ket muaj nga dita 3 fillova prap me clomid dhe inikcione.. Gjith te mirat te falenderoj shum nese me ndihmon.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rona

Me shënjat që tregon edhe mund të ketë ndodhur një abort spontan. Trajtimin me klomid dhe utrogestan, duhet ta vazhdosh me durim edhe deri në 6-të muaj, prandaj ke bërë shumë mirë që e ke filluar klomidin dhe injeksionin në ditët e maturimit të folikulit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti