Çfarë efekti kanë hapat Desobel?
Fera
(15 vite më parë)
Përshëndetje Fera
Preparati Desobel, është estroprogestativ, që përdoret gjërësisht si kontraceptiv. Përdorimi fillon nga dita e parë e menstruaciove për 21 ditë rrjesht, pa e harruar asnjë ditë dhe në të njëjtën orë. Më pas bëhet një pushim 7-të ditor. Në ditën e parë të menstraucioneve të rradhës, fillohet paketa e dytë e kontracepsionit.
Preparati përmban estrogen të ngjashëm me atë që prodhon organizmi i gruas. Prandaj efektet anësore janë të pa përfillshme. Nuk është e vërtetë se me përdorimin e këtij preparati, gruaja mbetet pa fëmijë, pasi me ndërprejen e marrjes së tij, funksioni i vezoreve rikthehet në gjendjen e mëparshme.
Gjithë të mirat.
Mirembrema doktoreshe.
Une jam Fera dhe te kam bere edhe me heret pyetje te kam treguar rreth ceshtjes sime, te pata thene se kam fibrum ne miter dhe fatmiresisht jam operuar ketu ne France dhe gjithcka ka pas sukses, mirepo asaj qe po i frigohem une eshte se mjeku me ka dhene te perdori Desobel per nje vit qe te mos mbetem shtatzene derisa varra te mbyllet plotesisht, edhe pse kam filluar qe 2 dite ti perdori keta hapa prape jam ne frike, sepse me heret kam degjuar fjale nga populli se te lene pa femije keta hapa dhe te sjellin semundje, te sjellin trashesi e shume te tjera, ju lutem nese keni mundesi te me tregoni pak me shume mbi kete ceshtje, por edhe nese nuk ju marre kohe shume te me tregoni saktesisht se si perdoren qe mos te beje ndonje gabim?
Ju faliminderit shume.