Uji i pamjaftueshem ne javen e 33
Blerta <3
(13 vite më parë)
Përshëndetje Blerta
Shkaku se përse ujrat janë të pamjaftueshëm, duhet të sqarohet sa më shpejt. Kjo gjë mund të ndodhë nga pamjaftueshmëria e funksionit të placentës, e cila mund të ndihmohet me rregjim shtrati ose nga plasja e parakoshme e membranave, të cilat në disa raste mbyllen vetë. Por mund të ndodhë edhe nga anomalitë e veshkës apo të rrugëve urinare të bebit e cila gjë nuk korrigjohet qoftë edhe me marrjen shtesë së lëngjeve. Mjeku që të ndjek shtatzëninë duhet të vendosë një diagnozë dhe mbështetur në të, të ndërtojë një strategji ndjekje.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Desha tiu pys,une jam ne javen e 33 dhe para 1 jave isha ne kontrolle dhe doktoresha me tha qe nuk ke uje te mjafueshem kontrollen tjeter e kom pas 3 jave nese ende nuk kam uje te mjaftueshem atehere duhet ta pres lindjen ne spital,me tregoni se qafre rreziku paraqet uje i paket?Qfare me keshilloni qe te bej?