Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellat gjatë shtatzënisë

Pershendetje!


Jam ne javen e 13 te shtatzenise dhe ende nuk me jane ndalur te vjellat, mund te me thoni nese ka rrezik qe mund te me vazhdojne deri ne fund te shtatzenise?


Ju falenderoj, Marsi.

Marsi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Të vjellat, janë shoqëruese tek shumë gra shtatzëna. Zakonisht ato kalojnë pas tremujorit të parë. Besoj se edhe tek ty do të ndodhë e njëjta gjë, që ditë pas dite të vjellat do të largohen. Nëse ndodh që të vjellat vazhdojnë edhe pas tremujorit të parë, të rekomandoj të bësh vizitë tek mjeku për të gjetur shkakun e mundshëm pasi ato nuk lidhen më me shtatzëninë.

Këshilla e vetme është rregullimi i dietës ushqimore. Rekomandohet që ushqimi të konsumohet 6-7 herë në ditë me sasi të pakët.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti