Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet te jem ne toalet me e kujdesshme?

Doktoresh une kam nje pyetje, kam ndergjuar qe nese nje mashkull eshte derdhur ne tualet ne vc publike dhe nje femer pas ti shkon ne tualet per te urinuar a ka mundesi qe sperma te ngjitet e bej ket pyetje se une urinoj shpesh dhe ku do qe jam shkoj ne tualet a duhet te jem e kujdesshme apo kjo nuk ka mundesi te ndodh sepse edhe mua spo me duket e leojikshme kerkoj pergjigjjen tende ju lutem.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Argjenda

Nuk është aspak e llogjikshme që mund të mbetesh shtatzënë në tualetet ku shkon një mashkull. Por, kujdes nga tualetet ku shkon për të urinuar, pasi mundësia e marrjes së ndonjë infeksioni është shumë e madhe.

Gjithë të mirat.

/komuniteti