Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mungese e ciklit menstrual

Pershendetje, jam 26 vjeqare qe nga cikli i par kam pasur qrregullim nuk me kan ardhur me koh. nese perdori barna me rregullohen por nese i nderpres perseri kam qrregullim, tani i kam nderprer dhe ka 5 muaj qe nuk kam cikel menstrual. kam 4 vjet e martuar tentoj te mbes shtatzen por e kot. kisha dashur 1keshill nga ju qfar duhet te ndermarr?

Rejhane Arifi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rejhane

Cikli menstrual i çrrregullt mund të ketë shumë shkaqe. Nga sa më tregon, mendoj që mund të jetë një çrregullim i nivelit të homoneve. Për këtë arsye, duhet të bësh një sëri analizash specifike, nga rezultatet e të cilave do të gjëndet shkaku i këtij çrregullimi. Pas trajtimit, çrregullimi dhe cikli menstrual do të jenë regulluar dhe tentativa për shtatzëni është mëse normale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti