Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të kem ngelur shtatzënë?

Pershendetje doktor.


Doja te pyesja nese kam ngelur apo jo shtatzene. Diten e pare te ciklit te fundit e kam patur ne date 11.09.2011. Kam kryer marredhenie me burrin ne daten 24 dhe 25 shtator. Eshte e mundur te kem ngelur shtatzene dhe kur eshte koha me pershtatshme te bej testin e shtatzenise?


Ju uroj gjithe te mirat. Faleminderit.

Sara (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Sara,

Ke pasur marredhenie pikerisht ne te ashtuquajturen "dritare ovulative ose e fertilitetit" kur gjasat qe nje grua te mbetet shtatzene jane maksimale. Mund te besh testin e shtatzenise dhe nese del me dy vija atehere konsiderohet pozitiv. Nderkohe mos merr asnje bar pa u konsultuar paraprakisht me gjinekologun. I vetmi bar qe duhet te marresh eshte acidi folik 400 mikrogram. Duhet te dish se cfaredo bari tjeter qe mund te marresh mund te interferoje me zhvilimin e frytit dhe mund te rezultoje me anomali te mundshme.

/komuniteti