Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pyetje rreth marredhenieve dhe lubrifikanteve

Pershendetje,Dr Mimoza. Deshiroj te mbetem shtatzane, por cdo here me rrjedh sperma nga vagina, sdi a mbetet diqka brenda , apo e gjitha rrjedh, sdi c'te bej?? Qendroj shtrire 30 minuta ,por prap kur zgjohem, prap del jash sperma nga vagina. A eshte e zakonshme kjo, apo duhet e gjithe sperma te mbetet brenda. Dhe nje pyetje tjeter a jane te demshme perdorimi i lubrfikanteve per spermen, pasi e perdori gjate marredhenieve.

Lina L (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Nëse sperma del jashtë nga vagina pas marrëdhënies seksuale, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Dalja e lëngut spermatik nga vagina, nuk është pengesë për fillimin e një shtatzënie.

Gjatë raporteve seksuale mund të përdorni xhel lubrifikues neutral, për të lehtësuar penetrimin e organit mashkullor në vaginë, xheli nuk ndikon në spermë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti