Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur duhet të bëj testin shtëpiak?

Pershendetje Doktor dhe pergezime per punen qe beni.


Jam 27 vjecare, jam e martuar qe nje vite. Une ciklin e kam pas para 5 muajve cdo 28 dite, por tani qe 5 muaj i kam cdo 26 dite. Me daten 7 shtator e kam pas diten e pare te ciklit, kesaj rradhe kam provu te ngel shtatzene ne kohen e ovulimit. Dje eshte dashte te me vije cikli por akoma jo. Une kam dhimbje shpine qe 3 dite, gjoksi me eshte enjtur por dhimbje nuk kam, vetem ne thimtha te gjoksave kam dhimbje, dhimbje barku ka nje jave qe kam dhimbje ne anen e djathte eshte sikur pickim dhe ndihem si e fryre. A eshte mundesia qe kam ngel shtatzene? Nese po atehere kur duhet te beje nje test apo ti drejtohem gjinekologut?


Ju faleminderit per kohen qe na kushtoni dhe ju lutem per pergjigje/

Eda (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Eda,

Uroj qe te mos te kene ardhe menstruacionet, por edhe nese te kane ardhe menstruacionet, pasi qe ke ne plan te mbetesh shtatzene patjeter fillo te marresh acidin folik. Nese je shtatzene kete vitamine duhet ta marresh deri ne javen 12 te shtatzenise.

/komuniteti