Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sindromi down

Pershendetje, jam 37 vjeqare dhe e kam nje vajze 27 muajshe, jam duke planifikuar shtatzenin e dyte. Por per shkak te moshes qe e kam do te doja te me spjegoni se sa ekziston reziku qe femiu im te jete me sindromin down. Ne familjet tona ( as nga ana e bashkeshortit as nga ana ime ) nuk kemi pasur raste te tilla, sa eshte mundesia qe te ndodh tek une.

Hana_ Hanushe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana,

Nëse ti dhe bashkëshorti, nuk keni trashëgimi të tillë, rreziku për sindromën Daën është i vogël. Megjithëatë është e rekomanduar, që tri-testin në javën 16-20, ta bëjnë të gjitha gratë shtatzëna. Ky test është vetëm një tregues për ekzistencën e kësaj syndrome. Amniocenteza është ekzaminimi që vlerëson ndryshimet gjenetike.

Të uroj çdo të mirë.

Hana_ Hanushe (13 vite më parë)
Flm shume per pergjigjen ju uroj cdo te mire.

/komuniteti