Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ditet e ovulimit

Pershendetje dr. Moza deshta me ju pyet se kur mundet me i pas ditet e ovulimit pasi qe kam cregullim te ciklit. Me 22 tetor i kam pas mestracionet e regullta 6 dit, pastaj, me erdhen 9 dit perparra dmth me 14 dhe 15 nentor vec 2 dit , tash perseri ket muaj me erdhen me 4 dhjetor. Dhe deshta me e dit se kur behet analiza e kalueshmeris tubare? Flm shum per ndihmen qe na ofroni...

Erza F (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sanije

Me këto tregues, kuptohet se cikli menstrual një herë ka qënë 23 ditë dhe një herë 20 ditë që do të thotë se është një cikël jo i rregullt dhe në limitet e tij minimale. Ditët e ovulacionit zakonisht janë në mes të kohëzgjatjes së ciklit nga një fillim te tjetri. Analiza e kalueshmërisë tubare, bëhet në ditët e 8-10 të ciklit menstrual.

Por unë mendoj se fillimisht duhet të stabilizosh cilklin menstrual, e për këtë duhet të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog i cili me vizitë gjinekologjike, dhe analiza e ekzaminimeve të të rekomandoj trajtim medikamentoz.

Gjithë të mirat.

/komuniteti