Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare infeksioni kam ne baze te terapise?

Doktoreshe kam kruarje ne vagine, skuqje, kam ba vizite te gjinekologu me tha qe me perdor meclon vaginale amox edhe diane 35, per cka perdoret kjo terapi?

Malsor Melisa Masar (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Shenjat që përshkruan, tregojnë prani të një infeksioni. Mekloni është ovul që përdoret për trajtimin e infeksioneve dhe kandidozës. Amoksicilina, është antibiotik dhe nuk shërben për trajtim të kandidozës. Dianë 35, është estroprogestativ që përdoret për rregullim e ciklit menstrual, nëse ai është i çrregulluar.

Përpara se të fillosh trajtimin, të rekomandoj të bësh kulturë të sekrecioneve vaginale për të gjetur shkaktarit e infeksionit dhe më pas të bësh antibiogramën ose mykogramën të cilat tregojnë preparatet më efikase për trajtim e infeksionit që ke.

Gjithë të mirat.

/komuniteti