Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A kanë të bëjnë shenjat me shtatzëninë?

Pershendetje doktor.


Ka tre muaj qe provoj te mbes shtatzene edhe kete muaj kam provuar, menstracionet e fundit i kam pas me 13.09.2011, menstracionet nuk i kam te rregullta ndonjehere cikli eshte 30 dite ndonjehere 35, kam bere testin e shtatzenise dhe me ka dale negativ mirepo une ndjej shume lodhje me merr gjumi dhe urinoj shpesh ndersa gjinjte i kam shume te bute, nuk me jane forcuar aspak, e as nuk kam te vjella. A duhet te shpresoj per ndonje shtatzeni a duhet te vizitoj gjinekologun.


Faleminderit.

Tringa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Tringa,

Eshte shume heret qe te vizitosh gjinekologun. E kuptoj se ke shume deshire qe te mbetesh shtatzene, sepse ke provuar qe tre muaj rresht. Mos u merakos, sepse normalisht keshtu edhe ndodhe. Ne e konsiderojme problem nese nje grua nuk mbetet shtatzene edhe pas 12 muajsh marredheniesh te rregullta seksuale pa mbrojtje kontraceptive.

Thua qe e ke ciklin e crregullt. Te rekomandoj qe ta diskutosh me gjinekologun tend kete fakt. Me ndonje mjekim te lehte, cikli mund te rregullohet dhe mund ta kesh me te lehte qe te mbetesh shtatzene.

Uroj qe shpejt te besh pyejte lidhur me fillimin e shtatzenise! Pac fat!

/komuniteti