Grupi i gjakut a rh:d negativ
Rona Rama
(13 vite më parë)
Përshëndetje Rona
Si rregull rekomandohet, që kur gruaja ka faktorin e gjakut rhezus negativ duhet të bëjë imunoglobulinën: - kur ka patur abort spontan apo të provokuar, - kur ka marrë gjak për shkaqe të ndryshme, - rreth javës së 28-të të shtatzënisë, - si dhe jo më vonë se 72 orë pas lindjes.
Shtatzënat me faktorin rhezus negativ duhet të kontaktojnë më shpesh mjekun gjatë shtatzënisë, si dhe kur kanë gjakrrjedhje.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. jam shtatzen ne shtatzanin e pare jam ne javen e 11 sot e kam ber grupin e gjakut me ka da grupi i gjakut A RH:D negativ ,,burri im e ka 0 pozitiv ,,me keshillo qfar duhet te bej un pasi qe eshte shtatzania e pare qfar duhet te beje ,,harrova te ceki se edhe babi im e ka ket grup te gjakut ndersa nena e ka pozitiv kalo mire