A ndikon ky abort ne shtatzenine time te ardhshme?
Lina Aliu
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lina
Për të mësuar mbi abortin dhe pasojat e tij, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e poshtë shënuar:
http://www.bebaime.com/perinatologjia/aborti-dhe-pasojat-e-tij-
Uroj që gjithshka të shkoj mirë te ty, por kur të kesh vendosur për shtatzëni, përpara tentativës, bëj një këshillim parakoncepsional për të vlerësuar gjendjen e shëndetit riprodhues.
Gjithë të mirat.
Doktoresh me falni nese ju ngarkova me kete pytje. Ne moshen 19 vjeqare kam kryer nje abort me ane te disa kokerrave, pas marrjes se ketyre hapave kam pasur te vjellura dhe dhimbje te barkut teper te medhaja, pastaj ka filluar edhe gjakderdhja. Mbas disa diteve kam bere kontroll tek mjeku dhe ne ultraze eshte verejtur qe aborti ka pas sukses. Pytja ime eshte ky abort a mund te ndikoj tash ne shtatzanin time te ardhshme ne qoftse eshte e shkruar nga Zoti qe te mbetem. Kam frike shume te madhe qe me nuk do te mbetem shtatzene, pasi qe kam kryer abort ne mosh te re. Kam deshir qe te marr mendimin tuaj. Me respekt Lina Aliu