Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacione e shpeshta! Urgjent!

Pershendetje e nderuara Dr. Keta, Une kam vajzen 14 vjecare e cila edhe pas 16 muajve te paraqitjes se gjakderdhjes se pare vazhdon te kete gjakderdhje te madhe. Kur them te madhe atehere mendoj ne ate qe i vijne cdo 2 jave dhe zgjasin 1 jave. Gjakderdhja eshte mjaft e madhe dhe ne ngjyre te kuqe te hapur. Pas 3 muajve te paraqitjes se pare e kam derguar te gjinekologu por sipas mjekut gjithcka ishte ne rregull. Organet ishin te formuara normalisht. Me tha se me kalimin e kohes cikli do te filloje te normalizohet ngase hormoneet ne kete faze jane duke "vluar". Por per mendimin tim si laike ne mjekesi, kjo nuk duket aspak normale. Kjo gjakderdhje e madhe po e shtyn vajzen time drejt depresionit, e frika ime me e madhe eshte se mund te fitoje anemi. Ju lutem te me udhezoni se cfare te bej dhe me spjegoni se sa preferohen ilacet qe rregullojne ciklin ne moshen e vajzes sime. Gjithe te mirat, Drita

Drita Ss (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drita

Më vjen keq për situatën e vajzës. Së pari duhet bërë një ekzaminim ekografik dhe disa analiza hormonale specifike për të vlerësuar gjendjen. Vetëm pasi ekzaminime mund të konkludohet për trajtim. Nuk të rekomandoj të fillosh trajtimin me medikamente që rregullojnë ciklin menstrual, pa bërë ekzaminimet e duhura, që do të thotë gjetja e shkakut dhe pa udhëzimin e mjekut gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti