Ne merak per menstruacionet
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Jeta
Antibiotiku që mer nuk ka efekt anësor çrregullimin menstrual. Shkaku mund të jetë tjetër. Që të gjëndet dhe trajtohet, të rekomandoj të bësh një vizitë gjinekologjike dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Duke u bazuar në rezultatet e këtyre ekzaminimeve mjeku gjinekolog do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur.
Gjithë të mirat.


Persh po tentoja per shtatzani por nje jave para se tm vinte cikli nga nje analiz vaginale cervikale me thane se kam ureaplasma urealyticum e me dha zitromax 500mg per 3 dite ,meqe une kisha tentuar pa e dit prita tme vini menstruacionet qe ne muajin nentor me kane ardh me date 7/11 e i prisja kte muaj me date ose 2/3 por ato dite kisha vetem dhimbjet si te menstruacioneve e dhimbje shpine ,me kane ardh vetem 2lika gjaku te erret si melcia e zeze e te trasha ne date 7/12 e deri mbasdite skam pasur asnje pike mbasdite filluan normale ,diten tjeter bleva antibitikun me keshilen e gjinekologut pasi i telefonova e nisa ta perdor por deri ne drek kisha vetem ca pika gjaku ne lines e kur shkoja ne vc me dilte gjak i kuq e i holle,mbasdite u zhduke e skam me asnje pike,e bera testin me doli negativ por spo kuptoj se sme ka ndodh asnjeher ,skam me as dhimbje barku asgje vetem habitem cne vetem 24 ore e u zhduken kur une i kam 5dite rresht e kam shume e me dhimbje ,ndoshta antibiotiku apo kam ndonje problem ?Cme keshillon ?