A ka mundesi cikli mujor direkt pas mbarimit te lehonise?
Vesa Besa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Besa
Pas lindjes, gratë kalojnë një periudhë prej 40-të ditëve (periudha e lehonisë), kohë e cila është e nevojshme për t’u rigjeneruar aparati riprodhues. Sekrecionet e pakta që ke akoma, konsiderohen si lohje.
Cikli menstrual mund të vijë edhe menjëherë pas lohjeve, nëse fëmija nuk ushqehet me qumësht gjiri. Nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri, menstraucionet mund të vonohen edhe deri një vit. Gjatë kësaj periudhe, për të evituar një shtatzëni të padëshiruar, të rekomandoj të përdorësh një nga metodat e planifikimit familjar.
Gjithë të mirat.
Kam lindur me 9 tetor. Kam pasur gjakderdhje deri ne 6 nentor. Pastaj me ka filluar nje gjakderdhje me 19 nentor deri me 25 nentor. A ka mundesi te ken qene mujoret apo ka qene akoma gjak i lehonise? Theksoj qe bebin e ushqej vetem me qumesht gjiri.