javë pas jave
Pershendetje Arisa,
Fillimisht e konsideroj se informacionet qe me ke dhene ne email i kam te pamjaftueshme per te te dhene nje pergjigje te plote. Per me teper edhe vete komunikimi me email i ka kufizimet e veta.
Arisa, mosha jote eshte moshe e re dhe diagnoza vezore policistike nuk eshte diagnoze per te cilen eshte e nevojshme te behet IVF. Nese tubat e mitres jane te kalueshme dhe nese spermogrami i burrit tend eshte ne rregull, atehere mjafton qe vetem te stimulohet ovulacioni, por pa pasur nevoje qe te behet IVF.
Sa i perket çrregullimit te ciklit kjo mund te jete per shkak te terapise qe ke marre keto kohet e fundit.
E marr me mend se ne ç'situate jeni dhe si e ndjeni veten (ti dhe bashkeshorti yt), por ju rekomandoj qe te bisedoni gjeresisht me mjekun per hapat e metejme te menaxhimit te kesaj situate. Nga emaili juaj nuk e fitoj pershtypjen se problemi eshte i pakapercyeshem.
Uroj qe shpejt te kesh nje shtatzeni dhe te lindesh nje bebe te shendetshme!

