A mund te sherohet pid dhe sa jane shancat per infertilitet?
Arbenita Hasani
(13 vite më parë)
Përshëndetje Arbenita
Shkaktarët e PID janë kryesisht gonokoku dhe klamidia, por mund të jenë të pranishëm edhe shkaktar të tjerë si bakteroidet, mykoplazma, salmonella etj. Trajtimi bëhet me antibiotikë kryesisht me rrugë muskulare dhe duhen vazhduar 14-të ditë. Mirë do të jetë të trajtohet për prani të infeksioneve seksualisht të transmetueshme edhe partneri.
Gratë që kanë kaluar PID, përpara se të tentojnë për shtatzëni, rekomandohet të bëhet vlerësimi i kalueshmërisë tubare pasi ky infeksion prish mukozën e tubave duke mos lejuar kalimin e vezës. Kjo do të thotë se rreziku për infetilitet është shumë herë më i rritur se sa tek gratë që nuk e kanë këtë infeksion.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, nga gjinekologu jam diagnostifkuar me pid ju lutem me tregoni a mund te sherohet dhe sa jane shancat per infertilitet nga ky infeksion