Rreth analizes
Danjela B
(13 vite më parë)
Përshëndetje Danjela
Nga rezultatet e analizave, vërehet një infeksion urinar që duhet të trajtohet në bazë të antibiogramës. Ky është edhe shkaku i shënjave që ankon. Të rekomandoj të bësh dhe një analizë e kulturë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar praninë e një vulvovaginiti të mundshëm. Nëse ky infeksion nuk trajtohet ashtu si duhet, mund të japë komplikacione në ecurinë e shtatzënisë. Shifrat e hemoglobinës, tregojë praninë e një anemie e cila duhet trajtuar me preparate të hekurit. Iron plus, është një ndër preparatet më të rekomanduara.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Prsh dokt moza, un jam ne javen e 15 te shtatezanise me binjake njevezore, qe ne fillim qe prisja te me vinin menstruacionet kam pas te therura ne vagine, djegje dhe urinim te shpeshte, me pas nga vonesa dhe testi i shtatezanise konfirmova shtatezanine. kto dite bera urinokulturen dhe antibiograma ishte ESCERICA COLI mbi 1,000.000m/m/f dhe hemoglobina 9. cfare barnash me sygjeron te perdor pasi nuk kam mundesi te drejtohem tek nje mjek per kete muaj. dhe a i demtojne bebat. te therurat nga poshte dhe urinimin e shpeshte a mund ta kem nga ky infeksion urinar? te falenderoj dhe do te ta dija shum per nder nese me jep nje zgjidhje.