Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ju duket normale hapja ne javen 35+4?

Pershendetje doktoresh.Uroj te jeni mire me shendet.Une jam ne javen 35 e 4 dite dhe sot gjate vizites gjinekologjike mjeku thot se jam hapur 1 gisht,qafa e mitres e bute dhe bebi eshte kthy me koke poshte.Ai thot se nuk ka asgje per tu shqetesuar,por une jam shume ne merak sepse mendoj se eshte heret per te fillu hapja.Ju cfare me thoni?gjitha te mirat.

Lejdona Dona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejdona

Edhe mundet që qafa e mitrës të dilatohet edhe në këtë periudhë të shtatzënisë. Hapja në këtë periudhë nuk do të thotë gjë, pasi me pak kujdes shtatzënia mund të shkoj deri në term. Uroj që lindja të shkoj sa më afër termit dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti