Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mundet organizmi im ta perballoj nje shtatzeni te dyte?

Pershendetje e nderuar! Shpresoj te jeni shendosh dhe mire!.. Un kam 5muaj e dy jav qe kam lindur me prerje cezariane ne javen e 36 ne shtatzani jam diagnostifiku me placenta previa si dhe cerviks te shkurtuar 75% shtatzanin e kalova me regjim absolut shtrati memzi por ia dola mbane. Por tani dyshoj prap per shtatzani te dyte e di qe eshte shume heret dhe pytja ime eshte a mundet organizmi im ta perballoj nje shtatzani te dyte dhe nje operim Si dhe sa jan mundesit qe ti kem problemet e njejta me placent si dhe lindje te parakohshme si dhe anemi te rende??? Kerkoj falje qe u zgjata per ta qartesuar situaten. Nderimet e mija!

Bebi Bebushi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Problemet e placentës dhe vendosja e saj, vlerësohen nga ekzaminimi ekografik por nuk ka të bëjë me praninë e saj në shtatzëninë parardhëse. Incidenca e placenta previa është 0,5-1%. Lindjet para kohe kanë shkaqe të ndryshme dhe nuk është thënë që të lidhen me lindjen parakohe të shtatzënisë parardhëse. Shumë prej shkaqeve të lindjes parakohe mund të trajtohen kur ato zbulohen në kohë. Edhe anemia është një problem i cili mund të dominohet qoftë me përmirësim të rregjimit ushqimot apo dhe me marrjen e suplemeteve me hekur.

Nga gjithë sa thashë më sipër duhet të kuptohet se ecuria e mirë e një shtatzënie varet edhe nga ndjekja korrekte dhe e vazhdueshme e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti