Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja dhe pozicionimi i bebit

Jam nje grua 27 vjeq , shtatzene per here te pare tani ne javen e 14 Dje perjetova gjakderdhe te kthejellet por ne sasi te vogel. Dr.me rekomandoj pushim dhe teb. Utrogestan 200, dhe me tha qe bebi eshte i vendosur shume poshte ne miter. Keni ndonje keshille tjeter per rastin tim.?? Si me ndihmu bebin me u kthy ne poziten e me parshme??

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tina

Situata tregon për një rrezik aborti. Përveç këshillave të mjekut, të rekomandoj të shtosh në terapi spazmolitike si phloroglucinol, spasfon etj, si dhe mos bëj punë të rënda, qëndrime të gjata në këmbë, ecje të gjata etj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti