javë pas jave
Përshëndetje Dona
Nga shënjat që tregon, mundet të jetë i pranishëm një infeksion urinar. Nuk e di efektin që japin avullimi me kamomil apo raki te organet gjenitale apo i gjithë sistemi riprodhues. Por mendoj se nuk kjo rruga e zgjidhjes, për të filluar shtatzëni.
Të këshilloj që të bësh analizat e urinës si dhe urikulturën nëse e novojshme. Leximi i rezultatev nga mjeku si dhe rekomandimi i tij do të çojnë në stabilizimin e gjendjes.
Është e rekomaduar që çiftet për para se të tentojnë për shtatzëni, të bëjnë një këshillim parakoncepsional. Në këtë këshillim mjeku do të marrë anamnezën, do të bëjë një vizitë gjinekologjike si dhe analzia dhe ekzaminime për të vlerësuar shëndetit riprodhues tëndin dhe të bashkëshortit. Nëse paraqiten problem sheëndetsore, mjeku do të dijë të japë trajtimet e nevojshme për të siguruar shtatzëni të sukseshme.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresh, kete muaj kam provuar per shtatzani kohen e ciklit e kom me 24 , por me duket qe jam ftohur dhe kam probleme me urinim , gjate urinimit po kam djegsim si dhe nuk me del e tere sasia jashte, jam avuluar me kamomil si dhe me raki a eshte kjo e demshme nese kete muaj mbes shtatzen .Te falenderoj nga zemra per pergjigjet e juaja