Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni urinar apo...?

Pershendetje doktoresha uroj te jeni mire dhe ju falenderoj qe gjeni kohen dhe na ndihmoni,shqetesimi im eshte se jam ne jave e 18+5 dhe sapo kam mbaruar kuren me ilace per nje hematome 10mm dhe infeksion urinar,utrogestan,vitaminec500 dhe Macrodantin100por kam 2 dite qe e kam mbaruar kete kure por kam dhimbje ne anen e djathte poshte barkut ndonjehere behen te forta nga keto dhimbje kam qene ne urgjence ne maternitet ku me bene nje analiz urine por me bene vetem nje qetsues dhe asgje nuk doli,nuk me bene eko bebit.por une jam shume e shqetesuar nga mund te vijne keto dhimbje dhe a duhet te pres deri nejaven e 20 qe kam eko morfologjike?

Egla ... (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Egla

Dhimbjet që referon janë kontraksione uterine dhe mjeku duhet të të rekomandoj edhe përdorimin e spazmolitikëve. Prandaj kontaktoje mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë dhe mos prit javën e20-të.

Gjithë të mirat.

/komuniteti