javë pas jave
Përshëndetje Mire
Ka shumë arsye se përse mpihen anësitë e poshtme, e një nga këto është edhe nga grumbullimi i tepërt i ujit nëpër inde, gjë që stimulohet nga ndryshimet hormonale. Qëndrimi anash majtas mund të jetë më i rekomanduari në këto raste. Masazho gishtat që ujrat e tepërta të drenohen më kollaj. Konsumo ushqime që tërheqin ujrat si mollë, oriz, patate, kastraveca dhe asparagus.
Në përgjithësi thuhet se gjatë shtatzënisë, gruaja duhet të ushqehet në mënyrë të ekuilibruar në sasi dhe cilësi. Edhe konsumi i peshkut, zë vënd në këtë rekomandim. Vec anës pozitive të konsumit të peshkut në tremujorin e dytë të shtatzënisë për të zhvilluar trurin e fetusit, paraqitet edhe ana negative e cila ka të bëjë me sasitë e tepërta të mërkurit që ndodhet në mishin e tyre. Gjallesat ujore, këtë metal e kanë në madhësi të ndryshme e kryesisht varet nga jetëgjatësia e gjallesës në ambjentet ujore.
Gratë shtatzëna rekomandohet që të ushqehet së paku një herë në javë, me peshk. Peshku i rekomanduar është, salmon dhe tuna.
Për më tepër informacion të detalizuar të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
Gjithë të mirat.


Pershendetje,jam ne javen 23 dhe nganjeher me mpihet kemba e majt,qka do te thot kjo.asnjeher nuk kam henger peshk,kam degjuar se permban merkur dhe i ben dem bebes.a mund te ha sepaku 1 her