Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund te lind?

Pershendetje dja bera nje vizit gjinekologjike dhe dola se isha 41 javshe un akoma skam lindur ndonje shqetsim skam pasur vetem pak therje ne fund te barkut doja te dija mos kam ndonje problem mos i ben gje fmijes doktori me tha se nese nuk me vin dhimjet deri te henne do me bejn serum per shtimin e dhimjeve un se kam me deshir ta bej ket se me duket me e veshtir esht hera e par dhe e kam vajz doja nje pergjigje nga juve flm

Adelajda Rexha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelajda

Disa lindje shkojnë edhe deri në fund të javës së 42-të të shtatzënisë. Shtatzënat që kalojnë javën e 40-të u vlerësohet qafa e mitrës si dhe sasia e likidit amniotik. Monitorimi i rrahjeve të zemrës fetale duhet të bëhet shumë i shpeshtë me kardiotokografi. Nëse mjeku vlerëson ndryshime në këto parametra, rekomandon stimulimin e lindjes.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti