Qafa e mitres e shkurtuar
Lidra :-)
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lidra
Gjatësia normale e qafës së mitrës është rreth 2.5 cm. Kur koniciteti i saj nga ana e brëndshme zmadhohet, thuhet se qafa e mitrës është e shkurtuar dhe kjo përbën rrezik lindje parakohe. Trajtimi i rekomanduar, është shumë i mirë. Mos hezito për të bërë gjilpërat që konsistojnë në pjekjen e mushkrive të bëbit. Mjeku me këto gjilpëra, do të jetë i sigurtë për shëndetin e bebit nëse ai lind parakohe.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh, jam ne javen e 27+6 para tri jave pata gjakderdhje dhe isha qel pak. mjeku me shtriu ne spital per 5 dit mora infuzion tokoliz dh me lshoj ne shpi me regjim shtrati. tash kesh ne kontroll me tha beba shum posht osht dhe qafa mitres osht shkurtu ni gisht me jepi magnezium 3x1 dhe tha regjim shtrati dhe me fjet anen e majt. dhe te shkoj pas dy jave per mi mar do inikcije per me ja pjek mushkrit bebit se po tutet lindje parakohe.jam shqetus shum te lutem te ma spjegosh pak ma zgjanimisht shkurtimin e qafes se mitres pasi sjam qel tash. te falenderoi shum